13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

AFP: Thaçi mund të akuzohet sivjet për krime lufte

Emri i Hashim Thaçit, president i zgjedhur i Kosovës, do të duhej që të figuronte në listën e të akuzuarave për krime lufte deri në fund të këtij viti. Kështu ka thënë një diplomat perëndimor i akredituar në Kosovë për AFP-në.

Në një artikull të publikuar të martën, AFP shkruan se megjithëse Hashim Thaçi ka dhënë përkrahje të plotë krijimit të një gjykate që do të merret me krime lufte, mund të jetë vetë ai që do të përballet me të.

“Por, ndërtimi i një rasti të fortë për liderin politik kryesor në Kosovë do të varet nga ajo se kush do të mund të dëshmojë kundër tij,” ka thënë ky diplomat që ka preferuar të mos i përmendet emri në artikull.

Duke iu referuar hetimit të Këshillit të Evropës, AFP shkruan se ish-kryeministri i Kosovës supozohet se ka udhëhequr një rrjet të stilit mafioz që ka qenë përfshirë në vrasje, burgime të paligjshme, si dhe trafikim me organe gjatë dhe pas luftës.

Por, presidenti në ardhje, Thaçi, i ka thënë AFP-së se në asnjë rrethanë nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke thënë se Kosova e ka përkrahur themelimin e gjykatës meqë nuk ka asgjë për të fshehur.

Ditë më parë, Kryeprokurori i Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt, David Schwendiman ka thënë për Insajderin se presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale.

Schwendiman, ka thënë se zgjedhja e Thaçit të premten në krye të shtetit nuk ka kurrfarë ndikimi në hetimet e Task Forcës Speciale (SIFT).

“Hetimi i ndërmarrë nga Task Forca Speciale vazhdon. Ky hetim nuk ndikohet nga votimi i së premtes”, ka thënë kryeprokurori, David Schwendiman në një bisedë për gazetën online Insajderi.

Ai nuk i ka komentuar detajet e hetimit, me arsyetimin se Gjykata Speciale ende nuk është funksionalizuar./Insajderi

Më Shumë

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi familjarët, dhe demoloi orenditë shtëpiake

  Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari...

Lajmet e Fundit