11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Afro 30 nxënës të Rahovecit preken nga parotiti

Nxenesit6-11Në 2 shkolla për arsimin e mesëm të lartë,”Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec dhe “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, si dhe në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Isa Boletini” të Rahovecit, afro 30 nxënës janë prekur nga parotiti.

Specialisti i mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë, Halil Delibeqa, ka bërë të ditur se nxënësit janë trajtuar me tableta.

Mirëpo, me gjithë këtë numër të madh nxënësish të prekur nga parotiti, drejtoresha e kësaj shkolle të mesme,Vjollca Vuçitërna, ka refuzuar të japë prononcim.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së arsimit, Behar Rama, ka thënë se i ka udhëzuar mësimdhënësit që për çdo nxënës të prekur nga parotiti t`i njoftojnë prindërit.

Me këtë sëmundje janë prekur edhe disa nxënës të SHM “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe. Beqir Reshiti, drejtor i kësaj të fundit, thotë se janë katër nxënës të diagnostikuar me parotit dhe se ata po trajtohen në shtëpi. Pesë raste të parotitit janë paraqitur edhe te nxënësit e shkollës “Isa Boletini”./koha/

Më Shumë

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Rilind Çoçaj promovon në Zagreb monografinë për arkitektonikën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Më 13 mars 2026, në Bibliotekën e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU) në Zagreb, u mbajt promovimi i monografisë “Arkitektonika e Bibliotekës...

Lajmet e Fundit