14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Agjencia e Kosovës për Akreditim mbetet në ENQA

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka siguruar vazhdimësinë e anëtarësisë së saj në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky vendim është marrë sot nga Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s, e cila ka diskutuar lidhur me anëtarësinë e AKA-së në këtë organizatë.

Përfaqësues të AKA-së me sukses kanë mbrojtur dhe përfaqësuar institucionin e tyre para Asamblesë së ENQA-s, të arriturat e saj viteve të fundit, hapat e ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë si dhe sfidat me të cilat është përballur ajo. Të arriturat dhe angazhimi i AKA-së, janë vlerësuar edhe nga të pranishmit, agjencitë tjera evropiane, anëtare të ENQA-s, të cilat e kanë mbështetur angazhimin dhe misionin e AKA-së si dhe pavarësinë e saj. Puna dhe performanca e AKA-së, ka bërë ENQA të mos marrë vendim për largimin e AKA-së në këtë organizatë.

Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s e ka mbështetur propozimin e Bordit të saj për vendosjen e AKA-së si “anëtare në shqyrtim”, për shkak të vlerësimit të jashtëm që AKA duhet ti nënshtrohet një vit para skadimit të anëtarësisë së saj, statusi i anëtarësisë së cilës në ENQA është deri në vitin 2019.

AKA mbetet e përkushtuar për të qenë pjesë e organizatave dhe strukturave evropiane e ndërkombëtare të cilësisë, duke qenë se edhe themelimi dhe funksionimi i saj, është bazuar në mbështetjen dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit