Salah ka diçka për Mourinhon

Para se të transferohet në Serie A, Mohamed Salah ishte pjesë e Chelseas të Jose Mourinhos. Por, si shumë lojtarë tjerë, edhe egjiptiani nuk u përshtat në lojën e portugezit që vendosi ta largojë. Tani, Salah po i tregon Mourinhos, por edhe Chelseas, se kanë gabuar me të.

Ai është afër për të fituar “Këpucën e Artë” në Angli me 30 gola, katër më shumë se Harry Kane (26). Salah po lufton edhe për “Këpucën e Artë” të Evropës. Egjiptiani është në garë me Lionel Messin, që ka shënuar 29 gola.“Që nga dita e parë e kam ditur se dua të bëj diçka më ndryshe, diçka speciale.

“Isha këtu me Chelsean, por nuk kisha shanse dhe më në fund jam rikthyer për t’iu treguar të gjithëve futbollin tim. Nuk luaja (te Chelsea). I shikoni numrat. Nuk më jepej mundësia për të treguar vetën. Por, sot mund të shikoni se kur kam shans, kur më jepet mundësia, iu tregoj të gjithëve se e kishin gabim. Siç e shihni në disa ndeshje, ekipi po mundohet të më ndihmojë që të shënoj gola, sepse e dinë se jam afër për ‘Këpucën e Artë’. Të shohim si do të rrjedhin gjërat”, ” Ka thënë Salah për “Sky Sports”.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit