AGK thërret gazetarët në garë për shpërblimet vjetore

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shpallur të hapur konkursin për Çmimet Vjetore për Gazetari, për vitin 2014.

Kategoritë e Çmimeve Vjetore për Gazetari 2014 janë:

1. Gazetari i vitit – Çmimi për gazetarin më të mirë kosovar të vitit 2014.

2. Storia më e mirë në ekonomi – Çmimi për storien më të mirë ekonomike/sociale të botuar/transmetuar në mediat kosovare.

3. Storia më e mirë në kulturë – Çmimi për storien më të mirë nga kultura të botuar/transmetuar në mediat kosovare.

4. Storia më e mirë në sport – Çmimi për storien më të mirë nga sporti të botuar/transmetuar në mediat kosovare.

5. Reportazhi më i mirë – Çmimi për reportazhin më të mirë të botuar/transmetuar në mediat kosovare.

6. Kamera/Fotografia më e mirë – Çmimi për kamerën/fotografinë më të mirë të botuar në mediat kosovare.

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Lajmet e Fundit