16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

AKP emëron bordin e ri menaxhues të Brezovicës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka njoftuar se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të përbërë prej gjashtë anëtarëve për “NSH Inex Sharr Planina Brezovicë”.

Përmes një komunikate për shtyp ky bord ka njoftuar se në mbledhjen pasuese, të mbajtur me 14 janar të këtij viti është diskutuar për menaxhimin e Brezovicës si dhe funksionimin e hapësirës turistike në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.

Brezovicë, Kosovë.

“Më 13 janar 2022, Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë (6) anëtarëve”, thuhet në komunikatë.

“Më 14 janar 2022 Menaxhmenti i AKP-së mbajti një mbledhje përmbajtjesore me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë. Në këtë mbledhje, është biseduar për mbarëvajtjen e punëve në Brezovicë dhe është biseduar gjerësisht për obligimet e Bordit të Brezovicës për t’i përmbushur detyrat e tyre ligjore për funksionimin e tërësishëm të Brezovicës në bazë të ligjeve të Kosovës”, thuhet tutje.

AKP ka bërë të ditur se funksionimi menaxhues i Brezovicës në përputhje me ligjet e Kosovës, përfshin edhe instalimin e arkave fiskale, raportimin financiar e operativ në AKP, deklarimin e rregullt të tatimeve te ATK-së si dhe zbatimin e ligjeve të Kosovës.

Gjithashtu, në bordet u pajtuan që të fillohet sa më të shpejtë sezoni i skijimit, të mbahet bashkëpunimi i mirëfilltë dhe të vazhdohet me aktivitetet e ndërmarrjes, me ç ‘rast i gjithë operimi i ndërmarrjes do të bëhet sipas infrastrukturës ligjore të Kosovës.

Në përfundim të deklaratës, u njoftua po ashtu se skiliftat do të lëshohen për rekreacion që nga data 16 janar i këtij viti.

Brezovicë, Kosovë.

 

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit