-4.2 C
Prizren
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Aksidenti në Bullgari, flet pronari i Besa Trans: Këto sprova janë nga Allahu

Si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi para pesë ditësh në Bullgari, mbetën të vdekur 46 persona shumica nga ta ishin shqiptarë e në mesin e tyre ishin 12 të mitur.

E tek të dielën lidhur me aksidentin ka folur pronari i “Besa Trans” autobusi i së cilës u aksidentua.

Bekim Haxhiu iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai tha se kjo është sprovë nga allahu, vullneti i tij nuk mund të ndryshohet.

“Allahu në Xhenet i shpërbleftë shehedlit, të lënduarve shërim sa më të shpejtë, familjarëve sabër ju dhashtë. Këto fjalë i them me pikëllim dhe me zemër të lënduar. Ata ishin edhe familjarë tanë, sepse çdoherë kur kemi udhëtuar i kemi konsideruar . 4 ditë ishim bashkë në Stamboll gjatë shëtitjeve. Shumica e tyre kanë udhëtuar edhe më herët. Këto sprova janë nga Allahu. Vullneti i Tij nuk mund të ndryshohet asnjë minutë dhe lusim Allahun që të mos e sprovojë askënd”, ka shkruar ai në Facebook raporton Alsat-M.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, ka kërkuar nëpërmjet zëdhënëses Marija Miteva, të vërtetohet përgjegjësi për faktin se autobusi i “Besa Trans” ndonëse nuk ka pasur leje për transport të udhëtarëve, ka kaluar kufirin. Sipas opozitës kjo tragjedi tregon se sistemi është jofunksional.

“A është më i rëndësishëm koalicioni LSDM-BDI se jeta e qytetarëve? A duhet të marrë opinioni përgjigje nëse është e vërtetë që drejtori Huseini nuk ka lëshuar urdhër për inspektim në pikën kufitare Deve Bair që nga dhjetori i vitit 2020, ndërsa pikat tjera kufitare si Tabanocë, Bllacë, Qafëthanë dhe Bogorodicë janë inspektuar rregullisht nga inspektorët?”.

Autobusi i djegur i “Besa Trans” këtë vit e ka kaluar 113 herë kufirin e Maqedonisë pa leje për transport të udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Prokuroria ka marrë tashmë të gjithë dokumentacionin për punën e agjencisë dhe nëse konstaton përfshirjen e dikujt në këtë rast, do të hapë procedurë penale.

Më Shumë

Anaid Kaloti flet për parashutat në BBV

Në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në “Ora News” mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar ish-fituesi i “Big Brother Albania” Anaid Kaloti. Ai është...

PSG me një ofertë interesante për Mbappen

Kylian Mbappe ka pranuar një ofertë interesante nga Paris Saint-German afër skadimit të kontratës, shkruan Sinjali Sport. Real Madridi ka shfaqur interesim për Mbappen e...

Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor

Policët sulmohen dhe lëndohen në punë por trajtimin duhet ta bëjnë me para të veta. Kurse, gjykata dhe prokuroria nuk po veprojnë fuqishëm dhe...

Arrestohet një person i kërkuar për organizim të bixhozit në Prizren

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, shkruan Gazeta...

Barcelona kërkon Firminon

Barcelona është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino, shkruan “El Nacional”. Liverpooli është i gatshëm ta shesë Firminon për afro...

Djali rrah babain në Suharekë

Në komunën e Suharekës ditën e djeshme është raportuar se një person ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është lajmëruar në polici I dyshuari...

Muriqi drejt largimit nga Lazio, shumë klube dëshirojnë shërbimet e tij

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, asnjëherë nuk arriti të ambientohej me klubin e Lazio-s, që nga transferimi i tij në verën e...

Lulzim Basha sot shkon në Prokurori

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka dëshmuan në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë...

Totaj: LDK na ndihmoi në Prizren, kjo është arsyeja pse nuk lidhëm koalicion

Dorëheqja e Anton Qunit nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren është arsyeja kryesore për mos arritjen e një koalicioni bashkëqeverisës me LDK-në. Në...

Përfundon gjykimi ndaj shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën janë dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare të palëve në gjykimin ndaj Isa Osmankaj i cili po akuzohet...

Rritja e çmimit të rrymës – kryesuesi i Bordit të ZRrE s’jep detaje: Kërkesa është në shqyrtim

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë...

E plagosi në këmbë vetëm pse i ra borisë në kolonë, 1 muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të...

Gjermania në kërkim të klasës punëtore

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert...

Djali i shkon në zyre babait për t’ia uruar mandatin e tretë qeverisës në Rahovec

Etnik Latifi, djali i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifit, ka shkuar në zyre për t’ia uruar babait mandatin e tretë qeverisës në...

Rrokulliset një veturë tek “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore pas një vetaksidenti që ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë. Vozitësi e ka humbur...

Patrullim rreth shkollave dhe vizitë bizneseve në Prizren

Njësia e Komunitetit në stacionin policor në Prizren është duke patrulluar rreth shkollave fillore në qytet dhe lagje. Policia ka njoftuar se patrullimi po vazhdon...

Lajmet e Fundit