13.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Aktakuzë e konsoliduar kundër Fatmir Limajt në rastin MTPT

Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se dje, një prokuror i Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit “MTPT” kundër pesë të pandehurve, në përputhje me urdhrin e Gjykatës së Apelit.

Në rastin e quajtur si MTPT akuzohen Fatmir Limaj, ish ministër i Transportit, këshilltari i tij Endrit Shala, ish shefi i prokurimit në këtë Ministri Nexhat Krasniqi, pronari i Tali Copmany Florim Zuka dhe Shpëtim Tealku .

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Fatmir Limaj, Tomë Gashi.

Ndërkohë, sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale të pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar (Neni 274, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare (Neni 339, paragrafët 1 dhe 3 të KPK (të vjetër); në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje), Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike (Neni 236, paragrafi 1, nën paragrafi 5 dhe paragrafi 2 i KPK (të vjetër)), Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit (Neni 344, paragrafi 1 i KPK (të vjetër); në lidhje me sektorin 117.1.a. dhe d. Të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Neni 343, paragrafi 2 i KPK (të vjetër) në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje) në përputhje me rrethanat) dhe vepra të tjera penale. /zëri/

Më Shumë

Takimi për teleferikun e Prizrenit, Totaj: Liburn Aliu veç hyri në takim, akuzoi dhe iku

Kryetari i Komunës së Prizrenit që vije nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka akuzuar nivelin qendror për mos bashkëpunim me komunat. Ai...

Rahovec: Kanosje përmes rrjeteve sociale, policia nis hetimet

Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar. Organet e rendit bëjnë të ditur se nuk...

Lajmet e Fundit