4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për sulm seksual ndaj një të mituri

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili gjendet në paraburgim nga data 27.08.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri F.J., me datë 24.08.2019, në intervalin kohor 13:18-13:25, në rrugën “Remzi Ademaj”, saktësisht nën “Urën e Gurit” në Prizren, prek personin tjetër me qëllim seksual, dhe atë fëmijën E.K., duke e ditur që i njëjti është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, në atë mënyrë që pasi e sheh të njëjtin tek “Ura e Gurit”, për ta joshur e thërret që t’ia blejë një pije dhe pasi ia blen pijen, kërkon që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët, ashtu që së bashku me fëmijën – të dëmtuarin – shkojnë në pjesën e nën urës, aty ia zhvesh pantallonat dhe fillon ta prekë me qëllim seksual”.

“Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.J., ka përmbushur elementet e veprës penale ‘Sulmi seksual’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Më Shumë

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Lajmet e Fundit