5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Aktivizohet sërish Specialja, ftohet edhe Agron Limani

Ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale ka pranuar edhe ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani nga zona operative e Pashtrikut.“… kam pranuar ftesë nga një gjykatë e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vijë nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se një gjykatë e tillë kryesisht do të merret me gjenocidin serb të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizoj kryekëput gjykime kundër shqiptarëve”, ka njoftuar Limani.

Ai ka përmendura edhe deputetët të cilat kanë vënë nënshkrimin për formimin e Gjykatës Speciale.“Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falënderoja ata të cilët e kurorëzuan këtë gjykatë, deputetët e Republikës së Kosovës dhe sponzorizuesit e tyre. Emrat e tyre padyshim do të skaliten me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është njoftimi i plotë i Agron Limanit:

Pasi është bërë e zakonshme të bëhen publike njoftimet e tilla, edhe unë dua të njoftoj se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar. Pra, kam pranuar ftesë nga një gjykatë e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vijë nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se një gjykatë e tillë kryesisht do të merret me gjenocidin serb të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizoj kryekëput gjykime kundër shqiptarëve.

Me këtë rast, dua të falenderoj të gjithë ata, të cilët nocionit drejtësi, i humbën çdo vlerë, e sollën në një gjendje të tillë, e cila do tu shërbente si alibi ” miqëve” të Kosovës për të formuar një gjykatë të tillë një etnike, në të cilën nuk do të gjykohet asnje serb, pavarësisht krimeve të bëra në vendin tonë.Indiferenca shumëvjeqare e institucioneve tona karshi krimeve serbe, ka shërbyer si motiv i mjaftueshëm për formimin e kësaj gjykate diskriminuese kundërshqiptare.Gjate 20 viteve, Serbia në vazhdimësi fabrikoi gënjeshtra, kurse organet tona nuk arritën të dokumentonin krimet e luftës. Heshtja institucionale (vendore dhe ndërkombëtare) ishte mënyra më e mirë për mbulimin e krimeve serbe. Prandaj jo rastësisht serbët nga kriminel u kthyen në viktima.Bartësit e institucioneve tona, në vend që të formonin organe kompetente për të mbledhur fakte dhe dëshmi për krimet serbe, ata kryesisht u morën me pasurimin e tyre.

Maksima ”ra kau shpëtoi shkau” i përgjigjet më së miri sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve tona.Klasa jonë politike temën e krimeve serbe e aktualizonte sa herë kur kjo i shërbente për interes personal apo grupor, por asnjëherë nuk e trajtuan me seriozitetin e domosdoshëm institucional, trajtim i cili do tu sillte drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre.Historia më e re e Kosovës padyshim se do të shënojë në analet e saj një fenomen, me gjasë të paparë më parë , fenomenin sesi indifrenca e viktimës ndikon në shfajsimin gradual të kriminelit dhe me këtë suksesshëm bënë ndrrimin e pozicioneve mes viktimës dhe kriminelit.Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falenderoja ata të cilët e kurorëzuan këtë gjykatë, deputet e Republikës së Kosovës dhe sponzorizuesit e tyre. Emrat e tyre padyshim do të skaliten me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës.

Me respekt,Agron Limani

Më Shumë

Uji në Malishevë pranë kufirit të ndotjes, i papërdorshëm për pije

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. – Njësia Malishevë ka njoftuar se uji në burimet e fshatit Banjë të Malishevës është pranë kufirit të lejueshëm të...

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash...

Lajmet e Fundit