13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Albin Kurti i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit

Albin Kurti15Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur zëvendës kryeministrit të Republikës, Hashim Thaçi, pas deklaratave të këtij të fundit se organizatorët e protestave po dëshirojnë të marrin me dhunë pushtetin.

Kurti pyetjes së “Zërit” i është përgjigjur duke thënë se Thaçi i frikësohet se ndokush do t’ia merr pushtetin. I pari i LVV-së në njoftimin se të mërkurën në ora 12:00 do të mbahen protestat e ardhshme theksoi se nuk do të heqin dorë nga dy kërkesat kryesore, shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq si dhe mbrojtjen e “Trepçës”.

“Ai e ka mendjen vetëm tek pushteti dhe prandaj frikësohet se po ja merr ndokush. Në anën tjetër ai dëshiron që ta arsyetoj intervenimin mizor të policisë me qëllime të paqena të protestës.

Nuk ka pasur qëllim protesta marrjen e pushtetit, ne kishim zgjedhje në qershor të vitit të kaluar, pushteti vjen pas zgjedhjeve të ardhshme nuk e di kur do të jenë ato dhe nuk është fare preukopi i imi se kur do të jenë ato. Ne i kemi dy kërkesa që ata nuk po duan ti dëgjojnë. Shkarkimin e Jabllanoviqit dhe mbrojtja e “Trepçës”, ka thënë Kurti. /Zëri/

Më Shumë

Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit raporton “Gazeta Blic”. Dr. Arsim Berisha e ka...

Totaj priti koordinatorin e ri të OKB-së, Stephen O’Malley

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombet e Bashkuara në...

Lajmet e Fundit