17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Albini mbetet në arrest shtëpiak

Ish lideri i Vetëvendosjes do të qëndrojë në arrest shtëpiak, të paktën, deri më 17 shkurt.

Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i është vazhduar arresti shtëpiak.

Këtë lajm e konfirmoi për KALLXO.com avokatja e Kurtit e caktuar sipas detyrës zyrtare, Hedije Ademi.

Nën këtë masë të sigurisë atij do t’i duhet të qëndrojë deri më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Deputeti dhe ish lideri i Vetëvendosjes është arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë pasi kishte marrë pjesë dhe kishte mbajtur fjalim në një tubim të opozitës në qendër të Prishtinës.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për shkak të dyshimeve për hedhje të gazit lotsjellës në sallë të Kuvendit të Kosovës, gjatë seancave të Kuvendit.

Fillimisht ndaj Kurtit ishte caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit, por më vonë kjo masë është zbutur në arrest shtëpiak.

Më Shumë

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

Lajmet e Fundit