Ambasada britanike reagon ndaj djegies së shtëpive në Prizren

shtepia e djegur ne prizrenAmbasada e Britanisë së Madhe dyshon që objektet e vjetra në Prizren gjatë ditëve të fundit janë shkatërruar shkaku i interesave të ndonjë biznesmeni për të kryer ndërtime pa leje.

Ambasada e Britanisë së madhe në Prishtinë, ka publikuar një komunikatë për media, ku dënohet ashpër dëmtimi i shtëpisë së vjetër që i përket familjes Shehu në lagjen Tabakhane dhe i ndërtesës së ish-Jugobankës, përballë Urës së Gurit.

“Është për keqardhje që kjo ka ndodhur menjëherë pasi Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka nënvizuar që ‘interesat e bizneseve shpesh mbisundojnë ndaj interesave të trashëgimisë kulturore’, ndërsa raporti bën thirrje për ‘veprim të fuqishëm që të ndalohen ndërtimet pa leje dhe të korrigjohen ndërtimet e bëra pa leje”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.

Ambasada ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me organizatën “Ec Ma Ndryshe”, e cila monitoron transparencën e Komunës së Prizrenit në shprehjen e shqetësimit për këtë zhvillim.

Ambasada i bën thirrje qeverisë lokale dhe asaj të Kosovës, Këshillit të Prizrenit për trashëgimi kulturore dhe institucioneve tjera relevante që të nisin menjëherë me hetimin e rasteve dhe të ndalojnë përsëritjen e dëmeve të tilla të mëdha në pjesë të tjera të qendrës historike të Prizrenit.

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit