6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Skicë për fotografitë dhe takimin

Blerim RrecajBlerim Rrecaj

Ky shkrim a më mirë të themi ky përshkrim u “nxit” nga postimi i fotografive që postoi miku im në facebook. Ashtu sikurse takimi ynë ndodhi pas “hedhjes” së ca fotografive të vendlindjes së tij po ashtu në rrjetin social dhe një bisede të papritur e u bë ashtu siç thuhet “rastësisht me dashje”.

Me mërgimtarin u pata takuar edhe “pa u takuar” në njërin prej panaireve të librit në Prishtinë. Pra u pata takuar me librin e tij, të cilin si dhuratë ma pat bërë njëri nga familjarët e tij derisa bridhja e vështroja nëpër stenda librash atëbotë derisa punoja në njërën prej gazetave të përditshme që botohen te ne. Më pas derisa ca fjalë u patën thenë për panairin dhe ca rreshta paten zënë vend edhe për librin e tij, aty diku pas tri vjetësh pas komunikimit me email në një të pëprjavshme bashkadhetarësh nga Zvicra u pat botuar një portret për mërgimtar-bashkatdhetarin tonë me të cilin në një ditë të këtij tetori do të takohemi në kafenenë “Bulevard” e cila gjendet përballë Grand Hotelit. Aty do të rrijmë e bisedojmë për dy tri orë dhe do të na zë terri i cili sadopak do të “thyhet” nga dritat artificiale të neonit, nën ritmet e lëvizjeve të kalimtarëve a fjalëve të atyre që ecin a qëndrojnë ulur nëpër karrike kafeneshë. Më pas “zvicerani” do të më tregoj se do shkoj ta shoh shfaqjen “Dilerat” të mikut të tij regjisorit Bekim Lumi duke më pyetur se nëse ke kohë mund të vish. I përgjigjem ftesës me kënaqësi duke bërë shaka në llogari të dinamizmit fallco që paj po themi që ekziston e mbretëron te ne. Dhe duke lënë karriket e tavolinën dhe fjalët e bisedën tonë që mund ta marr era a ta mbulojë terri, nisemi drejt ish pallatit “Rilindja” në bodrumin e së cilës do jepet shfaqja. Para pjesës së këtij pallati do të takojmë aktorin Luan Jaha me të cilin do t’i ndërrojmë disa fjalë për ndeshjen Shqipëri-Zvicër dhe për katrahurën e fjalëve që kanë marrë dhenë sidomos të nxitura nga rrjetet sociale.

Miku nga Zvicra do i dhuroj aktorit tonë me shumë dashamirësi librin e tij dhe Luani do marr dhuratën e këndshme e të papritur, do e vë në çantën e tij dhe më pas do marrim udhën brenda asaj pjese të ish Rilindjes, në atë bodrum ku pas shpërndarjes së fletë palosjeve në të cilat gjendet njoftimi për shfaqjen, pak fjalë shpjeguese përpara nesh do t’i thotë regjisori Lumi. Afër nesh i ulur Luan Jaha i cili do jap vlerësimin për artistin e ri që do të diplomojnë në këtë shfaqje. Karriket që nuk janë të shumta mbushen me studentë të aktrimit. Aktorja Melihate Qena thotë këto fjalë që pos që janë fjalë në stilin “Thumba helm” janë dhe të këndshme dhe mund të kuptohen varet se si e qysh i merr. “Eh, si nuk kam pasur fat të jem studente e Luan Jahës”, thotë ajo. Luani dhe ndokush qesh. Nëse këto fjalë i zbërthejmë pak më tepër ato duken si thikë me dy presa. Në njërën anë aktoren do ta kthenin në rininë e saj, e në tjetrën anë duken se kanë një doze ironie kur dihet se çka po heqin edhe artistët “e shkretë” në ditët e sotme… Sidoqoftë fillon shfaqja. Në këtë bodrum ku ndjehen erëra vajrash të makinerive të vjetra të shtypshkronjës që kanë mbetur si relike dinosaurësh. Mes ndriçimit e territ, aty këtu fluturon dhe ndonjë insekt që shquhet nga drita e reflektorëve që ndriçojnë ambientin. Aktorët bredhin skenës me tepsia nëpër duar e litarë elastik nëpër këmbë, flasim, hedhin tepsiat në tokë, marrin mjete tjera dhe kanë vetbesim e siguri në rolet që luajnë. Për të mos e zgjatur shumë tash po e marr një pjesë nga katalogu shpjegues që na u shpërnda:

“…Tue qenë palë të pashmangshme të një <<marrëveshje>> të këtillë, <<tregtari>>dhe <<blemësi>>, permes monologjeve, përkatësisht dialogut me karakter <<polemizues>>, shpesh me intonim poetik e metaforik, në një <<kohë të palejueshme e në vende të errëta të palejueshme>>, aty, pra, <<ku nuk ka as ligj e as dritë elektrike>>, njeni me <<ofertën >>e tjetri me <<kërkesën>> e tij të çuditshme, të ngjashme me një “dhuratë”, së jashtmi të mbështjellun me <<kordele hijeshuese>>, por së mbrendshmi të mësheftë dhe të pazbulueshme, në atmosferën e një <<lufte të ftohtë>>, qëndrojnë përballë dhe ashpër, egër e kërcënueshëm, <<i mbrehin dhambët>> dhe i kundërvihen njëri tjetrit…”, thuhet pos tjerash në njoftimin për shfaqjen.

Vazhdon e mbaron shfaqja. Pasojnë duartrokitjet, përshëndesin aktorët e regjisori, thuhen fjalë, diplomon studenti që më pas hidhet në përqafim të prindërve e kolegëve dhe nëpër korridorrin e terrtë zbrazet bodrumi ku u mbajt shfaqja. Vazhdon nata. Me mikun vazhdojmë ndejën tash në kafenenë Prince House Coffe, duke vazhduar bisedën e në shoqërinë e ëmbëlsirave dhe kafeve që na sjell kamarieri, i cili me shumë dashamirësi e buzëqeshje na fotografon, para se ta lëmë Prishtinën e të përshëndetemi , diku pak para mesnate…

 

Më Shumë

SBASHK-u nuk e përjashton grevën nëse nuk i plotësohen kërkesat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të mbajë nesër protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Kryetari i...

Takimi me SBASHK-un, Nagavci: Çështja e pagave për mësimdhënësit përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës. Gjatë këtij takimi u...

Lajmet e Fundit