26.9 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Ambasadori i Çekisë, dhuron aparat të oftalmologjisë për spitalin e Prizrenit

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, të martën, ka pritur në takim ambasadorin e Çekisë në Kosvë, Ivo Silhavy, dhe zëvendësambasadorin, Dusan Silman, me rastin e dorëzimit të një donacioni – një aparat të oftalmologjisë ”Tonometër Aero”, i cili do të vihet menjëherë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.

Avdaj ka falënderuar për donacionin e ofruar.

“Ne falënderojmë shtetin e Çekisë dhe popullin çek për përkrahjen dhe ndihmat që kanë ofruar për Kosovën dhe popullin e saj”, tha Avdaj.

“ Sot, në veçanti në emër të spitalit të Prizrenit falënderojmë për këtë donacion, i cili menjëherë do të vihet në shërbim të ofrimit të shërbimeve për gjithë pacientët”, -theksoi drejtori Avdaj, i cili në pika të shkurtra ka njoftuar edhe për punën, të arriturat dhe planifikimet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë”.

Ndërsa ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, ka përgëzuar menaxhmentin e spitalit dhe gjithë punonjësit e spitalit për rregullin, organizimin dhe ambientet e spitalit.

“Unë kam vizituar shumë spitale dhe si duket kam një ndjenjë paksa të “tensionuar” kur bëjë këto vizita. Por, sot me atë që pashë në spitalin e Prizrenit, më besoni se mbeta i befasuar dhe i impresionuar me kualitetin, dukjen dhe rregullimin e jashtëm dhe të brendshëm të spitalit. Ju uroj për këtë rregullim, mirëorganizim dhe mirëmbajtje të spitalit, me bindjen se edhe të kualitetit të shërbimeve për pacientë”,-theksoi ambasadori çek, Ivo Silhavy.

Ai drejtorit të spitalit i ka dorëzuar donacionin e aparatit të oftalmologjisë “Tonometër Aero”, i cili do të vihet mënjëherë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.

Donacioni është siguruar nga Agjencioni Çek për Zhvillim, përmes organizatës” People Need”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në...

81 aksidente përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

81 aksidente trafiku u regjistruan gjatë ditës së shtunë në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 36 aksidente u shënuan me persona të...

Lajmet e Fundit