11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ambasadori Nait Hasani ngushëllon familjen Hoxha për vdekjen e Agimit

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka ngushëlluar familjen Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, për vdekjen e Agimit.

“E ndaj dhimbjen dhe shpreh ngushëllimet e mia familjes, të afërmeve, miqve, bashkëvendësve dhe kolektivit të shkollës !”, shkruan Hasni në Facebok, transmeton “PrizrenPress”.

Agim Hoxha humbi dje betejën me COVID-19.

Ai, me profesion ishte mësimdhënës.

Postimi i plotë i Hasanit

E dhimbshme,

Corona virusi e morri dhe një jetë sot.

E morri në moshën e re, e ndau nga jeta, në moshën 59 vjeçare, bashkëvendësin tim, edukatorin, mësuesin e historisë së popullit Shqiptar, të nxënësve të SHFMU ” Mati Logoreci ” në Prizren.

Po ashtu sonte në mbrëmje, u varros, nën masa të sigurisë së policisë së Kosovës, nën dritat e automobilave, bashkëvendësin im
Agim Arif Hoxha.

Agimi ishte djali i dytë i Arif Ramadan Hoxhës, njëri nga udhëheqësit e lëvizjes NDSH-së në rrafsh të Dukagjinit, i burgosur politik në vitet pesëdhjeta, ku ka mbajtur mbi 9 vite burg në kazamatet Serbe, për lirinë, çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

E ndaj dhimbjen dhe shpreh ngushëllimet e mia familjes, të afërmve, miqve, bashkëvendasëve dhe kolektivit të shkollës !

I lehtë të qoftë dheu e u prehsh në parajsë bashkëvendësi im, Agim !

Më Shumë

Vdes veterani i UÇK-së nga Dragashi, Osman Shala

Ka vdekur veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dragashi, Osman Shala. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga bashkëluftëtarët e tij. “Sot...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Lajmet e Fundit