15.5 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Analistët: AAK, mund të shuhet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas analistëve politikë, duhet të bëhet pjesë e qeverisjes sa më shpejtë që të jetë e mundur, ose ajo mund të shuhet. Por, për ta arritur këtë, ata vlerësojnë se ajo duhet të dal partia e tretë në vend, gjë të cilën nuk është e lehtë që ta arrijë.

Kështu kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, analistët Artan Muhaxhiri e Belul Beqaj.
Analisti politik Muhaxhiri ka vlerësuar se, pas përfundimit të procesit zgjedhor, udhëheqjen e re të AAk-së e pret një punë e jashtëzakonshme. Ai ka thënë se për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, AAK-ja duhet ë dalë partia e tertë në Kosovë.

Ndërsa, politologu Beqaj ka deklaruar se kryesia e re e AAK-së nuk do ta ndryshojë opinionin e elektoratit.
Sipas tij, është koha të ndërtohet një imazh freskues, i cili do ta ringjallë AAK-në në perspektivë, ngaqë mbetja e saj jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme do të thotë shuarje e kësaj partie.

Më Shumë

Ben Blushi zbulon emrin e romanit të ri

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri, titulli i të cilit deri më tani mbahej sekret...

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Lajmet e Fundit