21.7 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Analistët: S’ka seriozitet në deklaratën e Ramës për bashkimin kombëtar

Nga Ulqini kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë, duke nënkuptuar këtu më së shumti integrimin e gjithë vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Kjo deklarata ka ngjallur reagimin e Brukselit dhe të vendeve të tjera të rajonit, sidomos Beogradit, por edhe Podgoricës që nuk i qetësoi as qartësimi i qeverisë shqiptare se deklaratat e Ramës janë bërë për të theksuar rëndësinë e që ka integrimi në Bashkimin Evropian për shqiptarët.

Por çfarë kishte parasysh kryeministri Edi Rama me deklarimet, në Ulqin? Pse reaguan përfaqësitë e huaja pas këtyre deklaratave?

Këtyre dhe të tjera pyetjeve u dhanë përgjigje të ftuarit në një panel nga Kosova dhe Shqipëria në emisionin “Shqip” të kësaj të hëne.

Përfaqësues të shoqërisë civile nga trevat mbarëshqiptare, përfaqësues të politikës në Kosove dhe me komentatorë të njohur për Ballkanin dhe rolin e ri të shqiptarëve në të ishin të ftuarit e gazetares Rudina Xhunga.

Emisioni nisi me një pjesë të deklaratës së Ramës në Ulqin.

“Nuk është më koha e dhjetë vjetëve më përpara, kur shqiptarët kishin nevojë për Evropën dhe e kishin të nevojshme Evropën, ndërkohë që Evropa dhe mund të mos i kishte nevojë shumë shqiptarët. Sot, Evropa ka nevojë për shqiptarët njësoj siç kanë nevojë shqiptarët për Evropën. Nëse Evropa e shikon Ballkanin dhe shikon zhvillimin në Ballkan si gjëra pa lidhje me fatet e saj, nëse Evropa nuk arrin të kuptojë qe proceset që janë përshkallëzuar falë paqes në rajon, duhet t’i bashkëngjisë vullnetin e vet për të përshpejtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe kështu të përshpejtojë integrimin, mund vërtet që të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorikë. Jam i bindur se ajo që ne kemi filluar vjet në Prizren, dhe që kemi vazhduar sivjet, që në fakt është puna e çdo dite me Qeverinë e Kosovës, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Evropian, që do të jetë i plotë, do të jetë i sigurt dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë shprehje përfundimtare e projektit të paqes për gjithë vendet e Evropës”, deklaronte Rama.

Rama shton se ky bashkim mund të kuptohet në dy mënyra, e para në formën klasike dhe tjetra përmes njësimit të ekonomisë dhe bashkëpunimit duke ‘zhdukur’ vijën kufitare e më pas anëtarësimin në BE.

Për analistin Mustafa Nano, deklarata e Ramës ishte e papritur. “Nuk e kam pritur patriotizimin e Ramës. Nuk di si ta quaj, mund të jetë edhe sjellje taktike që i përshtatet rrethanave dhe tenton të mbrojë avantazhet elektorale në Shqipëri”, tha ai.

Analisti tjetër, Agron Gjekmarkaj tha se zakonisht të tilla deklarata, që ai e quajti nacionaliste, hidhen kur diçka shkon keq në qeverisjen e vendit dhe tentohet që përmes tyre të hidhet një shashkë.

“Të njëjtën gjë bëri edhe Berisha, por në vitin e 7 të qeverisjes së tij”, tha ai.

Edhe Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ndau të njëjtin mendim.

“Ka një gjë me Ramën, pamundësia për të sjellë një moment të ri ekonomik për Shqipërinë. Ka një problem në Shqipëri, ndaj bëhet kjo deklaratë”, deklaroi ai.

Të ftuarit thanë se deklaratat janë bërë në një qytet me simbolikë të veçantë për shqiptarët, megjithatë për ta asnjëherë shqiptarët si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri nuk flasin seriozisht për bashkimin.

Bashkimi, ranë dakort ata, nis përmes njësimit të ekonomisë, një programi kulturor të njëjtë dhe tregtisë.

Më Shumë

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Kastrati mbledh Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve, për të ndërmarrë...

Lajmet e Fundit