Anton Quni bojkoton seancën, Adem Salihaj voton kundër koalicionit PDK-LDK

anton quni adem salihajAnton Quni ka thënë se nuk merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet zgjedhja e Qeverisë ndërkaq Adem Salihaj ka thënë për Botapress qartë: ”Nuk e votoj qeverinë!’

Grupi parlamentar i LDK-së do t’i ketë së paku dy vota mangu në seancën e sotme parlamentare në të cilën pritet të zgjidhet qeveria e Kosovës me kryeministër Isa Mustafën.

Ata janë Anton Quni i cili nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare dhe Adem Salihaj i cili ka deklaruar haptas se do të votojë kundër koalicionit me PDK-në. Ndërkaq deputetët e tjerë “të rrebeluar” të LDK-së të cilët kanë votuar kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, nuk kanë pranuar të flasin për Botapress.

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit