Anton Quni shpalos projekte konkrete në Korishë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, qëndroi sot në fshatin Korishë, ku u prit nga qytetarët e kësaj ane.

Me këtë rast, Quni u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të përfundoj rregullimin e shtratit të lumit të fshatit, pastaj rregullimin e rrugës Korishë- Grikoc, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit për biznese e familje që nuk janë të kyçura si dhe rregullimin e rrugës për Kabash e shtratin e Përroit te lagjja e “Zekajve”.

Në fund, tha se, së bashku do ti ndëshkojmë me votë, ata që nuk punuan asgjë dhe se do ta bëjnë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit