4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Arbana Xharra i bashkohet PDK-së

Arbana Xharra ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeredaktores së gazetës “Zëri” dhe iu është bashkuar partisë së kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Aderimi i Xharrës në PDK është zyrtarizuar në një konferencë për media sot në orën 14:00.

Veseli ka deklaruar me këtë rast se PDK ka vendosur t’i jap hapësirë grave në parti, duke e vlerësuar lartë punën e Xharrës rreth 17-vjeçare në gazetari.

Gjatë fjalës së tij, i pari i PDK- së shprehi mirënjohje për Xharrën, duke e vlerësuar punën e saj në profesionin e gazetarisë.

“Si kryetar i PDK- së e kam ndjekur punën e Arbana Xharrës si gazetare, e pashë se ishte e përkushtuar në përmirësimin e vendit tonë dhe në të mirën e qytetarëve tonë, pasi që u takova me Arbanën. E kam ftuar Arbanën që të ndaj me ne përkushtimin e saj për Kosovën si një anëtare e PDK-së”, ka thënë Veseli, raporton “Zeri.info”.

Ai theksoi se, roli i gruas në partinë që drejton ai është shumë i rëndësishëm.

“Pa rolin e grave, pa fuqizimin e rolit të grave, pa marrjen e përgjegjësisë së grave, nuk mund të kemi as integrim të fuqishëm atlantik”, ka potencuar Veseli.

Në anën tjetër, anëtarja më e re e këtij subjekti, Arbana Xharra u zotua për vazhdimin e mbrojtjes së kauzave të saj edhe brenda PDK –së.

“17 vjet në gazetari nuk janë pak, po shumë koleg që bashkë kemi rrugëtuar nuk e kemi pas lehtë. Gjithë e dini se kemi shkruar për tema të ndryshe që preokupojnë Kosovën dhe nuk e kemi pas të lehtë raportimin. Unë kom vendos të ndryshojë prej të qenit gazetare por nga brenda”, ka thënë Xharra.

Sipas saj, PDK është partia që nuk e ka kushtëzuar aspak atë.

“Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam me vazhdu me dinjitet me punu, kam me vazhdu me qenë zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdojë me qëndru prapa shkrimeve që kam ba dhe kam me vazhdu me qendru kritikuese edhe brenda partisë”, ka potencuar Xharra.

Më Shumë

“Civil War” nga Guns N’ Roses kënga e të gjitha luftërave

Guns N’ Roses kishin një rif të thjeshtë kitare që e ekzekutonin gjatë kontrollit të zërimit në studio. Gjatë një seance të tillë në...

Behar Brenoli riemërohet drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka riemëruar Behar Brenolin në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi...

Lajmet e Fundit