2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

ARM stërvitje ushtarake kundër terrorizmit në kufi me Shqipërinë

ARM stërvitje ushtarakeNë rajonin e fshatit Radozhdë, në kufi me Shqipërinë, është zhvilluar sot një stërvitje ushtarake e njësiteve speciale të ARM-së, në emrin e koduar “Harpun”.

Siç mëson korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, kjo stërvitje përfshinte operacionet e bllokimit, përcaktimit të lokacionit të “grupit të supozuar” të terroristëve, duke involvuar edhe njësitet dhe pajisjet-mjetet tjera të ARM-së; objekt lundrues, sulm me automjete tokësore, me helikopter dhe me polombar-zhytësa, duke përfunduar me kapjen dhe dorëzimin e personave të arrestuar në territorin e RM-së.

Bëhej fjalë për stërvitje ku “grupi terrorist” nga vendi fqinjë përmes rrugëve ujore depërton dhe hyn në Maqedoni dhe ka për qëllim të shkaktojë trazira dhe të bashkohet me pjesë të caktuara të popullatës vendase.

Në këto stërvitje speciale, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Republikës njëherit komandant supreme i forcave të armatosura, Gjorgje Ivanov, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-koloneli Goranço Koteski.

Nga ana e gjeneral-kolonelit Goranço Koteski, kjo stërvitje është vlerësuar pozitivisht për aktivitetin e Njësiteve për Detyra Speciale, duke theksuar se “Specificiteti i kësaj stërvitjeje rrjedh nga nevoja e koordinimit të mirëfilltë gjatë përgatitjeve, organizimit dhe realizimit të një stërvitjeje të këtij lloji.

“Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë njësitet e tokësore, ajrore dhe ujore-liqenore të ARM-së dhe përmes stërvitjes së këtillë dëshiruam të tregojmë koordinimin ndërmjet ARM-së dhe MPB-së në rast se tentohet të futen grupe terroriste në territorin e Maqedonisë, respektivisht aktiviteteve dhe veprimeve luftarake të shoqëruara paraprakisht me luftë speciale”, është shprehur Koteski.

Për shkak të prevenimit të madh, kjo stërvitje është zhvilluar në rajonin kufitar kanë sqaruar organizatorët.

Vlen të theksohet se kjo stërvitje është zhvilluar në territorin e komunës së Strugës, në fshatin Radozhdë, ndërsa mediat në gjuhën shqipe që veprojnë në Strugë dhe korrespondentët e mediumeve në nivel Republike, nuk janë informuar fare, ndërsa të gjitha mediat lokale dhe qendrore në Ohër kanë marrë informacion për këtë ngjarje.

Habitë edhe një fakt se prania e ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski dhe mungesa e zëvëndësministrit të mbrojtjes, Arben Labënishti i cili është pikërisht nga Struga, dhe mos informimi i mediave në gjuhën shqipe në Strugë mban edhe vulën e tij.

Më Shumë

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Lajmet e Fundit