12.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Arrestohen hajnat e barnatores në Prizren

Tre persona të dyshuar për vjedhje të parave në barnatore, janë arrestuar në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj tha se arrestimi i tyre është bërë pas një pune intenzive që policia ka bërë në zbulimin e rastit.

“ Me datën 28 janar 2020, njësiti i hetimeve rajonale në Prizren, pas një punë intensive dhe të suksesshme ka arritur të identifikoj dhe zbuloj kryerësit e veprave penale të grabitjes”, tha Osmanollaj, shkruan “PrizrenPress”.

“Rasti ka ndodhur në këtë muaj (janar), në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth 5000 euro”.

“Andaj përkushtimi dhe profesionalizmi i policëve hetues të rajonit të Prizrenit, duke siguruar prova dhe dëshmi në lidhje më këtë ngjarje, fillimisht e kanë gjetur kasafortën e cila ishte e vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshimtë të njëjtit i ka ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale të grabitjes”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar personat e dyshimtë si plaçkitës:

1. B.G mashkull i lindur në vitin 1994
2. L.B mashkull i lindur në vitin 1989 dhe
3. E.K femër e lindur në vitin 1995

“Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshimit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë”.

“Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren të cilët ndaj të dyshuarve do të përpilojnë kallëzim penal”.

Më Shumë

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes profesori nga Suhareka

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës. Lajmi për vdekjen e tij u...

LDK-ja në Prizren fton votuesit e saj të votojnë të dielën për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të...

Lajmet e Fundit