Arrestohen tre persona për drogë në Prizren

Tre persona janë arrestuar për posedim të drogës në Prizren.

Ata, pasi që janë shoqëruar në polici, janë liruar me procedurë të rregullt nga Prokuroria, transmeton “PrizrenPress”

Kounikata e Policisë, pa ndërhyrje

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
• Rr. Ukë Bytyqi, Prizren 14.07.2019-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom , pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.97 gram dhe 0.53 gram e llojit Speed. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

• Qendra Sportive, Prizren 14.07.2019-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 7.38 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

• Rr. Ukë Bytyqi, Prizren, 14.07.2019-00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.1 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit