8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Arrestohet 59-vjeçari nga Kosova, mbajti peng 6 italianë se i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë

Një 59-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi mori peng për një orë gjashtë turistë italianë.

Kjo, pasi i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë.

Policia tha se pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë gjashtë shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Më Shumë

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

18 pikë negative brenda dy viteve, policia ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është anuluar patentë shoferi i një drejtuesi të automjetit, për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun...

Lajmet e Fundit