Arrestohet hajni i xhepave në Prizren

I dyshuari për sulm dhe vjedhje të xhepit, është arrestuar nga policia e Prizrenit.

Ai, është ndalur për 48 orë, në mbajtje.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër ende është në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari, i cili së bashku me një person tjetër që gjendet në arrati e kanë sulmuar me mjete të forta viktimën dhe nga xhepi ia kanë marrë 40 euro para”, njofton Policia e Kosovës.

“ Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

“ I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit