8.9 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Arrestohet në Francë luftëtari i UÇK-së

Genc ZogajIsh-ushtari i UÇK-së, Genc Zogaj është arrestuar nga autoritetet franceze, për shkak të një fletarrestimi të shtetit serb.

Besart Zogaj, ka bërë më dije se vëllai i tij Genci së shpejti mund të ekstradohet nga Franca në Serbi për shkak të ngritjes se një aktakuze, kinse për krime lufte.

“Genci jeton në Francë bashkë me familjen, por ai është arrestuar të premten në mbrëmje rreth orës 22:30 nga autoritetet e larta franceze dhe pritet të ekstradohet së shpejti për në Serbi, me akuzën e ngritura nga Serbia; krime lufte, për të cilat ka vuajtur dënimin tri herë dhe është liruar i pafajshëm. Qyqarllëku i institucioneve të Kosovës, duke u marrë me punë periferike dhe duke e lënë popullin në mjerim, e shantazhet ndaj nesh, bëjnë që sot vëllai im të gjykohet për të katërtën herë nga Serbia. Zoti e udhëzoftë udhëheqjen e dështuar politike, e cila po shkatërron shumë familje, të cilat nuk kursyen gjymtyrët e trupit, pasurinë e me të dashurit e familjes për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Zogaj.

Sipas Besart Zogaj, Genci ishte gjykuar e rigjykuar nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë, kinse për krime lufte dhe atë në të dy raste me burgim. Ai ka thënë se pas shumë seancash të udhëhequra nga ndërkombëtarët, Genci kishte dalë i pafajshëm.

Në vitin 2009, shteti serb kishte lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar, kundër Genicit i cili ishte depërtuar nga Hungaria për në Serbi dhe kishte vuajtur gjashtë muaj burgim. Gjatë qëndrimit në burg ishte maltretuar, pa asnjë të drejt dhe në fund kishte dalë i pafajshëm./Epoka e Re/

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Aksident mes dy kamionëve në Carralevë, lëndohet rëndë njëri nga shoferët

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë. Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda. Lajmin...

Lajmet e Fundit