1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Sot, rreth orës 08:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Lirim Gashi, për, siç i kanë thënë, një akuzë në lidhje me aksionet tona kundër produkteve të Serbisë.

Ndërkohë, po sot, Policia e Kosovës i ka kërkuar për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë të Lëvizjes, për të njëjtat aksione.

“Qeveria e Kosovës po duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës gjë kjo e cila flet pikërisht për brishtësinë e qeverisë. Një qeveri që përdor pareshtur policinë, për të shtypur zërat që e kundërshtojnë, është qeveri që ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur me vendin dhe krejt çka i ka mbetur është forca policore. Prej themelimit të kësaj qeverie, përgjigjja që vazhdimisht i është dhënë kërkesave dhe nevojave të drejta të qytetarëve, ka qenë dhuna policore”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të aktivistit Lirim Gashi, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes që po i bëhet aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shi dhe borë sot

Mbi vendin tonë, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, Instituti...

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

Lajmet e Fundit