20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Arrestohet një person në Vërmicë, për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë për dhënie ryshfeti.

I njëjti në dokumentet të cilat ia ka prezantuar policëve në kufi, ka futur para në mënyrë që ta lënë të kalojë. Kjo pasi, ai kishte ndalesë për të hyrë në Kosovë për pesë vjet.

“Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona, shtetas shqiptarë. Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumentave të personave dhe automjetit, në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej 50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente, pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se ‘këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja’”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.

Më Shumë

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Serebe i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për herë të dytë radhazi

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet...

Lajmet e Fundit