2.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Arrestohet pasi gjuan me kallash afër shtëpisë së ish bashkëshortes në Prizren

kallash123Një prizrenas, të cilin policia e ka prezantuar vetëm me inicialet I. G është arrestuar pasi që qëlloi më armë zjarri afër shkollës së fshatit Malësi e Re, veprim ky të cilin e përsëriti edhe afër shtëpisë së ish bashkëshortes, duke shkelur kësisoj vendimin e gjykatës, që ia ndalonte atij lëvizjet rreth shtëpisë bashkëshortes me të cilin ishte ndarë.Pas një infromacioni për të shtëna nga arma e zjarrit në fshatin Malësi e Re, një patrulle policore së bashku me hetues dhe ekipe të krim teknikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë hetimit kanë konstatuar se i dyshuari me inicialet I. G. nga Prizreni kishte shkuar në këtë fshat, tek shtëpia e ish bashkëshortes për ta marrë djalin e tij, meqë djali jetonte me nënën, dhe pasi nuk e kishte gjetur në shtëpi, i njëjti ka shkuar në shkollë dhe e ka takuar.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se i dyshuari ia kishte dhënë djalit armën e zjarrit të llojit kallashnikov me të cilin djali kishte shkrepur disa fishekë në ajër dhe më pas që të dy ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas i dyshuari ka shkuar rreth 200-300 metra larg shtëpisë së ish bashkëshortes dhe ka shkrehur disa fishekë të tjerë në ajër. Krim teknikët e policisë kanë sekuestruar tetë gëzhoja të fishekëve në dy vendngjarje të cilat do t’i kalojnë prokurorisë në cilësi të provës materiale.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se më vonë ky i dyshuar dhe një tjetër person që ishte në shoqëri me të janë arrestuar, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit në kërkim të armës, mirëpo ajo nuk është gjetur,shkruan Zeri.

Prokurori më pas ka vendosur që dy të dyshuarit të mbahen nën masën e arrestit për 48 orë. Vlen të theksohet se i dyshuari ka shpërfillur edhe urdhrin e gjykatës i cili ia ndalonte të dyshuarit t’i afrohet shtëpisë së ish bashkëshortes. Një grup hetimor po punon për gjetjen e armës.

Më Shumë

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Riemërohet Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka riemëruar sot Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pas tërheqjes nga...

Lajmet e Fundit