6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Arrestohet personi që aksidentalisht vrau 14-vjeçarin në Mushtisht të Suharekës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi i njëjti kishte vrarë aksidentalisht nipin e tij në një dasmë. Aty janë konfiskuar arma me të cilët është kryer vrasja dhe një kallashnikov.

Viktima është një 14 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës.

Policia e Kosovës e ka prangosur të dyshuarin kryesor për vrasjen e një 14 vjeçari në Mushtisht të Suharekës.

Vrasja e të miturit ka ndodhur në një aheng familjar derisa i dyshuari është axha i tij.

Me këtë rast, policia ka konfiskuar revolen dhe një kallashnikov.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004. Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje të mos përdoren armë në ahengje familjare.

Ka pasur edhe raste të tjera kur ngjarje të tilla kanë ndodhur nëpër Kosovë.

Zyrtarët e Policisë kanë treguar, kohë më parë, se ka raste edhe kur ka pasur vrasje aksidentale dhe janë fshehur, duke i paraqitur si vdekje të natyrshme.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit