6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Arrihet marrëveshja e armëpushimit dhe hapjes së korridoreve humanitare në dy qytetet ukrainase

Më herët ishte raportuar për një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në dy qytetet në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha, që e kishin konfirmuar zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes – ndërsa tani për një armëpushim është pajtuar edhe pala ukrainase.

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar nga i pari i rajonit të Donetskut, Pavlo Kirilenko, i cili tha se nga ora 9 do të fillojë armëpushimi.

Madje ka specifikuar se administrata e tij po punon në atë drejtim, që të koordinoj planet për evakuimin e civilëve.

Megjithatë mbetet të shihet nëse pala ruse do të respektoj plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, duke marrë parasysh se edhe gjatë raundit të parë të bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse përgjatë kufirit me Bjellorusinë, Rusia ishte zotuar se nuk do të sulmojnë – por kishte ndodhur e kundërta, kishin forcuar sulmet ajrore. /

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Lajmet e Fundit