14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Arsimi ka nevojë për cilësi

Dukagjin PupovciEksperti i arsimit, profesori Dukagjin Popovci, thotë se problemi kryesor në sistemin arsimor në Kosovë, në përgjithësi, është cilësia.

Popovci thotë për Politiko.net se cilësia duhet të jetë prioritet i arsimit në vitin 2015.

“Ne përgjithësi, në fushën e arsimit sfida më e madhe është dhe do të jetë cilësia. Deri më tash është dëshmuar në disa raste se arsimi ynë nuk ka cilësi të duhur. Prandaj, ngritja e cilësisë është fusha e cila besoj se merr më së shumti energji dhe kërkon më së shumti durim”.

Sipas tij, gjatë vitit 2015 arsimi kosovar do të ketë edhe disa sfida të tjera të cilat ndoshta nuk lidhen fort me cilësinë, por që do të jenë të pranishme.

“Mendoj se, sidomos, në arsimin parauniversitar mund të ngitet çështja e pagave, të cilat janë premtuar në fushatë, ndërsa në fakt nuk janë rritur nga Qeveria e tanishme, dhe e dimë se këto sindikatat tani më edhe kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe greva në lidhje me këtë”.

“Kurse, në arsimin e lartë, sidomos në Universitetin e Prishtinës, mbetët sfidë njëfarë stabilizimi i përgjithshëm i gjendjes, e cila besoj se duhet të ndodhë, nëse dëshirohet që Universiteti të jetë i suksesshëm në të ardhmen. Mendoj se këto kryesisht do të jenë problemet për vitin e ardhshëm, nëse i përmbledhim”, thotë profesor Dukagjin Popovci. /Politiko.net

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury – Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin...

Lajmet e Fundit