23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Video e paparë: Kur burrat nga Gjermania niseshin për të vdekur për UÇK-në në Kosovë

UCKKjo është një nga videot më emocionuese të kohës së luftës të cilën sot ne kemi fatin ta shohim falë filmimeve ekskluzive të Besfortë Hasanajt (Chibisit).

Ishte viti 1999 kur burrat mërgimtarë nga Gjermania, duke parë vuajtjet që po pësonte Kosova kishin vendosur tu dilnin në ndihmë duke ardhur vullnetarë.

Ata kishin lënë jetën më të mirë për të quar në vend amanetin e Adem Jasharit,Fehmi Lladrovcit e shumë luftëtarëve të tjerë.

Besfortë Hasanaj tregon se si i kishin rrjedhur lotët duke filmuar këtë video të cilën e kishte transmetuar edhe në TVSH.

“Një nga shumë xhirimet e mira ku më rridhnin lotët duke e filmuar. Koha kur diaspora shqiptare vullnetarisht linin Gjermaninë për të shkuar në luftë në Kosovë dhe për t’iu bashkuar UCK-së”, shkruan ndër të tjerë Hasanaj. Shikojeni këtë video të rrallë të cilën e ka realizuar “Chibisi’./Zeri/

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit