Asamblistët e Prizrenit kërkojnë lop-top të rinj

Në mbledhjen e parë të viti t2019 në Asamblenë Komunale Prizren, po shqyrtohen pikat e rendit të ditës, e ndër to ishte edhe koha kur asamblistët kishin kohën e tyre për pyetje e ngritjen e çështjeve të ndryshme.

Asamblistja Kujtesa Kabashi – Shatri nga radhët e LDK-së, kishte pyetje për drejtorin e administratës publike Osman Hajdaraj.

E e njëjta kërkoi nga drejtori që asamblistëve t`u sigurohen lop-top të punës.

“Ose tash e tutje materialet të na dërgojnë me postë”, u shpreh ajo.

Këtë e kërkoi edhe asamblisti nga radhët e PDK-së Alush Shala, i cili në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa, e kishte pyetur kryesuesin e kuvendit Artan Abrashin, se kur do të sigurohen lop-top të rinj  për asamblistët.

Drejtori i administratës Osman Hajdaraj, për shkak të kohës së kufizuar nuk dha përgjigje për këtë çështje.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit