22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Asgjë Sikur Dielli me koncert në Zvicër

Grupi kosovar i ribashkuar së fundi, “Asgjë Sikur Dielli”, vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të tyre rë ri, “Disident”, konfirmuan për KosovaLive se do të performojnë në Zurich të Zvicrës, para komunitetit shqiptar.

“Koncertin në Zurich e organizon kompania Different Shows të cilët na kanë kontaktuar dhe kemi bërë marrëveshjen. Ne jemi shumë të entuziazmuar për ketë koncert pasi që është i pari koncert jashtë Kosovës apo Shqipërisë i bendit me formacion të ri. Gjithashtu ky koncert për ne është shumë i rëndësishëm pasi ‘Disidenti’ po shfaqet para komunitetit shqiptar në Zvicër, që simbolikisht është një shenjë shumë e mirë pasi që kanë filluar të hapen dyert edhe për muzikën alternative në këtë komunitet”, tha Alban Nimani.

Ndonëse koncerti planifikohet të mbahet në fund të vitit ata tanimë kanë filluar përgatitjet.

“Ne jemi duke punuar në përgatitjen e programit të koncertit ‘Disident’ i cili do të jetë një performancë audio-vizuale e cila do të zgjasë afërsisht një orë e tridhjetë minuta dhe do t’i përmbajë të gjitha këngët e albumit te ri, si dhe këngë nga albumet “1” dhe “Ndodhemi”. Jemi duke punuar me shumë bashkëpunëtorë në organizimin e turneut të Disidentit nëpër Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal te zi dhe në vende tjera të Evropës”, theksoi Nimani.

“Asgjë Sikur Dielli” planifikon të realizojë së shpejti një videoklip për këngën “Adresa” që gjendet në albumin e ri dhe aktualisht bateristi i grupit, regjisori Fatos Berisha, është duke punuar në të dhe pritet të përfundojë shumë shpejt.

‘Disident’ është albumi i tretë i grupit Asgjë Sikur Dielli. Albumi i parë, i titulluar ‘Nr.1’ është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti ‘Ndodhemi’ në vitin 2005. /KosovaLive/

Më Shumë

Mbi 60 aksidente gjatë 24- orëve, policia shqipton mbi 2.500 gjoba trafiku

Policia e Kosovës, në raportin e saj të 24-orëve ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur mbi 60...

“Ndiej krenari dhe kënaqësi”, Muriqi flet pas rinovimit të kontratës me Mallorcan

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar që e ka rinovuar kontratën e tij edhe për disa vite me...

Lajmet e Fundit