Sot Ibrahim Bashës i jepet lamtumira e fundit

Do të përcillet me nderimet më të mëdha për në banesën e fundit, efektivi 31 vjeçar i RENEA-s Ibrahim Basha i cili humbi jetën ditën e djeshme gjatë një operacioni në fshatin Lazarat.

Homazhet për ndër të tij do të organizohet në Pallatin e Brigadave nga ora 14:00 deri në orën 16:00, ku do të marrin pjesë krahas familjarëve dhe kolegëve të tij, edhe personalitetet më të larta të shtetit shqiptar.

Familja e 31-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje me snajper gjatë një shkëmbimi zjarri në Lazarat, ka hapur që prej ditës së djeshme dyert e mortit. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe kapjen e autorëve. 31-vjeçari Ibrahim Basha kishte vetëm 6 muaj që ishte bërë pjesë e forcave speciale RENEA.

Ai kishte shërbyer më herët si pjesë e forcave tona Komando, duke marrë pjesë në misione të rëndësishme në Afganistan, së bashku me forcat ushtarake “Eagle”. Afërsisht 6 muaj më parë ai u bë pjesë e forcave RENEA, ku në një ceremoni u çertifikua së bashku me efektivë të tjerë nga kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit