9.9 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Asllanaj: Do t’ia kthejmë Therandës qeverisjen e përgjegjshme

SaliAsllanaj-LDK-suharekeLidhja Demokratike e Kosovës do ta riktheje qeverisjen e ndershme të përgjegjshme edhe në komunën e Therandës. Drejtues të LDK-së u shprehën të enjten gjatë një tubimi parazgjedhor në këtë komunë (Suharekë) të bindur se më 1 dhjetor qytetarët e kësaj komune do ta rikonfirmojnë vullnetin e tyre për një qeverisje më të mirë.

Kandidati i kësaj partie për kryetar të Therandës, Sali Asllanaj theksoi se LDK-ja është e vetmja parti që iu ofron qytetarëve programin më të favorshëm për zhvillim e prosperitet.

“Përparësitë e programit tonë qeverisës qëndrojnë në zhvillimin e një administrate efikase dhe profesionale, avancimin e politikave biznesore, qasjen kreative ndaj të rinjve, shërbime efikase shëndetësore, arsim cilësor dhe përmbajtësor, stimulimi dhe subvencionimi i bujëqsisë dhe prosperimi i kulturës e sportit, duke mos lënë anash infrastrukturën dhe mbrojtjen e ambientit”, tha Asllanaj.

Ai theksoi se ekipi që ai udhëheq do t’iu ofrojë qytetarëve të Therandës qeverisje demokratike, pa mashtrime e keqpërdorime, pa qasje klienteliste e mashtruese, por filozofinë e qeverisjes së mirë, ligjore e demokratike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë me bashkëpunëtorët e mi do t’ju ofrojmë gjatë mandatit të ardhshëm një qeverisje, që nuk bazohet në krim e haraç, në tenderë politikë e korruptivë, por në zhvillim cilësor në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha Asllanaj.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, theksoi se qytetarët e Therandës do ta kthejnë me votën e tyre të lirë qeverisjen e drejtë dhe parimore, që bazohet në filozofinë rugoviane dhe në trashëgiminë qeverisëse që ka vendosur në këtë komunë ish-kryetari Ukë Bytyçi.

“Kryetari i ardhshëm i Therandës, Sali Asllanaj e ka mbështetjen e fuqishme të LDK-së në zbatimin e programit të tij qeverisës. Fitorja më 1 dhjetor do të jetë një sinjal i fuqishëm për fitoren e bindshme të LDK -ja në zgjedhjet nacionale”, tha Rugova.

Sipas tij, qeverisja e LDK-së në Therandë dhe në shumicën e komunave të Kosovës do ta kthejë qeverisjen e mirë, të pakorruptuar dhe demokratike. Ai u kërkoi strukturave lokale të LDK-së në Therandë dhe aktivistëve të kësaj komune të angazhohen maksimalisht për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në balotazhin e së dielës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi në finale të Superkupës

KBF Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës Femrat 2025 pas një fitoreje të thellë në gjysmëfinale ndaj KBF Penza, raporton PrizrenPress. Ndeshja e...

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një person në Prizren është gjendur pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot, më datë 29.11.2025,...

Lajmet e Fundit