Atje në Marash

Skender Berisha

Më zuri shiu më zuri
shpejtë më zuri e më qulli
te mulliri kishte ndaluar guri
nuk bluhej gjë veç fjalëve

më zuri shiu te mulliri
qetësi vetëm zhurmë shiu
një homazh për mullis Avdiun
po shuhej ngadalë 24 prilli

pikoninin gjethet e rrapit
kafeneja e zbrazët dremiste
të zgjohej pakëz më vonë
vetëm lumi për heshtjen nuk pyeste

rrëkeve të ujit skrrajat përpëliteshin
një përpjekje për shpëtim
kush ia mori shpirtin kroit
do t’ia ndieja një psherëtimë

Skender Berisha

24 prill 2014,Prizren

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit