6.1 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatmipaguesit që të mos bëjnë transaksione me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive.

ATK përmes një komunikatë për media, ua ka sqaruar bizneseve, të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK nuk njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.

“Transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK”, thuhet nga ATK-ja

Njëherësh, ATK-ja ka njoftuar se aktivitetet e saj, do të përqendrohen kryesisht te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren edhe masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor.

ATK-ja me këtë rast ju bëri thirrje bizneseve që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqe ëëë.atk-ks.org në linkun http://www.atk-ks.org/non-active-taxpayers/ .

“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore”, përfundon komunikata.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Lajmet e Fundit