4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Atyre që ma bajnë gajlen

Poezi nga Charles Bukowski

Nëse martohesh kujtojnë se e pat
puna jote
e nëse je pa grua kujtojnë se
je i mangët.

Një pjesë e madhe e lexuesve të mi kërkojnë nga unë
të vazhdoj së shkruari mbi shkërdhyerjen me gra të krisura e
me prostituta –
po ashtu, mbi të qenit në burgje dhe spitale, ose
duke vdekur urie apo
duke i nxjerrë zorrët
jashtë.

Pajtohem se vetëkënaqësia zor që sjell
letërsi të pavdekshme
por këtë s’e bën as
përsëritja.

Për ata lexues tash
me zemër të sëmurë
që besojnë se jam njeri i
vetëkënaqur –
ju lutem gëzohuni
pakëz: agonia ngandonjëherë ndryshon
formën
por
ajo kurrë s’ndërpritet për
askënd.

(Këtë dhe disa poezi të tjera të Bukowskit i gjeni në numrin më të ri të revistës ‘Akademia’. Përktheu nga anglishtja: Fadil Bajraj)

Më Shumë

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në lagjen “2 Korriku” në Prizren

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen “2 Korriku”. Sipas tij, aktualisht po...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit