1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Avokati do të kërkojë lirimin e Burdushit nga paraburgimi

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren, e cila i ka caktuar një muaj paraburgim Hysri Peqanit i njohur si ‘Burdushi’, do të kundërshtohet nga pala mbrojtëse.

Asdren Hoxha, avokat i Hysri Peqanit, ka bërë të ditur për KALLXO.com se nesër do të dorëzojë ankesë në Prizren, përmes së cilës do të kërkojë që të hiqet masa e paraburgimit ndaj klientit të tij.

“Ankesën e kam bërë sot, ndërsa do ta dorëzoj në Prizren nesër pasi sot është e diel dhe nuk mund ta dorëzoj. Me këtë kërkoj që të anulohet ky vendim dhe të lirohet njeriu nga paraburgimi sepse realisht vepra penale për çka është caktuar paraburgimi nuk caktohet për këtë gjë”, tha avokati.

Sipas Hoxhës, aktvendimi është i pabazuar.

“Janë vepra penale të peshës shumë të vogël dhe aq më tepër se nuk ka pasur prova për vepër penale për çka është bërë procedura. Konsiderojmë se aktvendimi është i pabazuar, është bërë me shkelje dhe e kemi atakuar fuqishëm”, tha ai për KALLXO.com.

Hysri Peqani është arrestuar dy ditë më parë, nën dyshimin për kryerjen e katër veprave penale.

Burdushi, sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

Lajmet e Fundit