9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Babai i Visar Cengut që kontriboi për UÇK-në: Armik e kishim Serbinë, nuk besoja se kishim plumba për shqiptarë

Sot në varrezat e qytetit të Kukësit iu dha lamtumira e fundit, 31 vjeçarit, Visar Cengu, i cili u vra të martën në veturë, duke u larguar nga lokali “Kobra City” në dalje të Prizrenit.

Një numër i madh i qytetarëve dhe familjarëve ishin të pranishëm për ta përcjellë në banesën e fundit Visar Cengun.

Në varrimin e viktimës për një fjalë rasti u paraqit babai i të ndjerit.

I ati i Visarit, i cili kishte kontribuar në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës, tha se nuk e kishte besuar kurrë se shqiptarët do të ia drejtonin pushkën njëri-tjetrit.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kishin armikë vetëm Serbinë.

Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit, thuhet në postimin e gazetarit, Demir Reshiti.

Më Shumë

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Delirium

Lajmet e Fundit