I jepet lamtumira Visart Cengut që u vra në veturë duke u larguar nga lokali ‘Cobra City’ (foto)

Sot në varrezat e qytetit në Kukës i është dhënë lamtumira e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në veturë duke u larguar nga lokali ‘Cobra City’ në dalje të Prizrenit, raporton “Epoka e re”.

Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhur për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje.

Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!”, ka shkruar gazetari Demir Reshiti, raporton “Epoka e re”.

      

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit