“Babai qëlloi fëmijët në kokë”, BILD publikon fotografitë e familjes kosovare që jetonte në Hamburg

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka raportuar për rastin e rëndë që ndodhi të hënën në Gjermani, ku një burrë shqiptar vrau dy fëmijët e tij, e plagosi bashkëshorten dhe vrau veten.

Kur ndodhi një krismë në një shtëpi në orën 22:53, fqinjët menjëherë e thirrën policinë. Në familjen shqiptare kishte pasur shpesh grindje, ndonëse dukej se martesa ishte e harmonishme.

Gjashtë vetura të policisë shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Në shtëpi, policët zbuluan diçka të tmerrshme: ata gjetën dy fëmijë, 11 e 13 vjeç, të vdekur – të ekzekutuar me plumb në kokë. Disa metra më tej ishte i shtrirë Flamur R., 44 vjeç, babai i djemve të vdekur. Një mjek i urgjencës mundohet që ta reanimojë, por kot.

Nëna e fëmijëve të vrarë, Advije R., 38 vjeçe, është e plagosur seriozisht dhe ndodhet në spital. Sipas gazetës “Bild”, po hetohet nëse babai i ka qëlluar familjarët dhe më pas veten.

Babai, zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Thuhet gjithashtu se ai i ka kërcënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.

Një fqinj tha: “Djemtë ishin gjithmonë shumë të gëzuar dhe tani ata janë të qëlluar në fund të Kërshëndellave.”

 

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit