10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Bajrami nuk i dëshiron protestat

protesta ne upMinistri Arsim Bajrami u ka bërë thirrje Rektoratit dhe shoqatave të dala nga lufta që sa më shpejt ta zgjidhin kontestin disamujor rreth pranimit me automatizëm të më shumë se 1000 studentëve, nga listat e këtyre shoqatave.

Në një prononcim për KTV-në, ministri Bajrami ka thënë se nuk ka më kohë për të humbur, pasi sipas tij, kandidatët janë në pritje dhe atyre u është premtuar se mund ta marrin statusin e studentit në Universitetin “Hasan Prishtina”, duke aluduar në memorandumin e nënshkruar vite më parë.

Sipas tij, edhe në takimet e ditëve të fundit, Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë ofruar mbështetje për palët dhe thotë se protesta për çështje të tilla nuk dëshiron të shohë në të ardhmen.

Ndërkohë, ministri Bajrami, përveç kësaj sfide, një problem tjetër në të ardhmen thotë se e sheh integrimin e komunitetit serb në planprogramet e institucioneve arsimore të Kosovës.

Ky komunitet vazhdon të punojë me planprogram dhe kalendar të shtetit të Serbisë, duke mos respektuar kështu ato të Kosovës.

Bajrami është zotuar që zhvillimin e sektorit të arsimit ta bëjë prioritet qeveritar, pasi sipas tij, ngritja e cilësisë në këtë fushë, mbetet sfida më e madhe pas pavarësisë, transmeton Koha.net.

Një nga hapat drejt një synimi të tillë, thotë se do të jetë instalimi i autonomisë së universiteteve, mbrojtja e standardeve të larta dhe respektimi i kriterit profesional.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit