12 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Bajrami: Pushteti po thotë se nga Kosova po ikin votues të opozitës

Valdete Bajrami-Nisma për KosovënNë emisionin “Puls” të KTV-së u zhvillua debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës. Në debat, edhe anëtarët e komisionit për integrime nuk u pajtuan se janë plotësuar kriteret për liberalizim as për projektligjin për përgjime elektronike e as për koalicionin qeverisës.

Teuta Sahatqija, deputete e LDK-së, e ftuar në emision, tha se integrimet evropiane nuk kanë të bëjnë më kritere duke e ditur se as Rumania, as Shqipëria dhe as Bullgaria nuk i kanë plotësuar kriteret dhe u janë liberalizuar vizat.

“Duhet shumë shpejt të rikthehet projektligji për përgjime elektronike, të ndryshohet dhe të votohet sa më shpejt. Ju opozita veç zi po shihni, po e quani Kosovën tmerr. Kjo është e keqe çka thoni nuk është e vërtetë se është tmerr të jetosh në Kosovë”, tha Sahatqija, raporton Koha.net.

I ftuari tjetër në debat, Ilir Deda nga Vetëvendosje, tha se ne askund nuk jemi me plotësimin e kritereve, as politike e as teknike, me këtë nivel të korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosplotësimi kritereve siç janë dokumentet e regjistrimit civil e shumë gjëra tjera.

“Shikoni si ikin qytetarët nga jeta e tmerrshme qe 15 vjet pa perspektivë. Mos ja leni qytetarëve fajin për liberalizim sepse këta po ikin për shkak të gjendjes së mjerimit. Projektligji për përgjime elektronike është një projektligj i sistemeve totalitare e ne si komision nuk do ta lejojmë këtë ligj, do ta kthejmë nëse nuk ndryshohet çdo herë që vjen”, ka thënë Deda.

Ndërkaq, Valdete Bajrami, deputete e NISMA për Kosovën, tha se qytetarët filluan të ikin pasi u bë koalicioni PDK dhe LDK sepse e panë se nuk ka shpresë për këtë vend.

“Sa i përket kritereve, qeveria jonë nuk ka bërë asgjë. Tash bile i kam dëgjuar edhe pushtetarët duke thënë se këta që po ikin janë votues të opozitës. Unë i kam dëgjuar në parlament”, ka theksuar ajo.

Luljeta Veseli Gutaj – deputete e PDK-së, shtoi se qeveria e Kosovës ka punuar shumë për procesin e integrimeve dhe të njohjeve dhe sipas saj, kjo punë nuk mund të mohohet.

“Qytetarët nuk po ikin sepse ekonomia jonë është më e dobët ose më keq se Maqedonia, Shqipëria etj”, tha ajo.

Më Shumë

Latifi vlerëson punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marr pjesë në takimin e tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, ku u vlerësua puna e...

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

Lajmet e Fundit