Balje: Jam optimiste që Gjykata Supreme do të marr vendimin e njëjtë si PZAP

Duda Balje është optimiste se Gjykata Supreme do të marrë vendimin e ngjashëm me të PZAP për anulimin e votave në pesë komuna.

“Unë po dua të besoj që ata janë profesionistë dhe jam e sigurt se ata do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë”, tha Balje.

“Nëse vendos ndryshe ne do të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese por unë po mendoj pozitivisht se ata do të marrin vendimin e njëjtë si PZAP”, theksoi ajo për RTV21.

“Mendoj se është skandaloze çfarë ka bërë zonja Hoxhiq në kohën e kampanjës dhe në kohën e votimit e tash po merr rezultatin e punës që ka bërë. Ne kemi shfrytëzuar drejtat tona duke shkuar në PZAP dhe kemi marrë vendimin e mirë nga PZAP. Sot kemi dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme”, theksoi Balje.

“Plani i Listës Serbe për të cilin unë kam fol edhe para zgjedhjeve ka nis të prishet nga institucionet e Kosovës që janë kompetente”, tha Balje.

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit