13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Balotazh edhe në Malishevë, prin Begaj i Nismës

Nisma për Kosovën ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Malishevë, por nuk ka arritur të fitojë që në rrethin e parë të votimit.

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, njëherësh kryetar i Komunës, Ragip Begaj, ka fituar 39.95 për qind të votave.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 27.78 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta, me 13.52 për qind.

Vendin e katërt e zë Lëvizja Vetëvendosje, me 13.15 për qind. /Express/

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Lajmet e Fundit