16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Balotazhi më 1 dhjetor, fushata 5 ditë

KQZ-valdetedakaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të mërkurën që nga 25 deri më 29 nëntor të jetë fushata parazgjedhore për kryetar të komunave të cilat do të shkojnë në balotazh.

Sipas vendimit që ka marrë institucioni për organizimin e zgjedhjeve heshtja parazgjedhore do të jetë me 30 nëntor, ndërkaq, zgjedhjet do të mbahen me 1 dhjetor.

Nga 38 komuna sa janë gjithsej në Kosovë, në shumicën prej tyre do të ketë rund të dytë të zgjedhjeve lokale, ngase, asnjëri prej kandidatëve potencial për kryetar komunash nuk ka arritur të fitojë shumicën, gjegjësisht, të fitojë në rundin e parë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht datën 01 dhjetor 2013 si datën kur do të mbahet Raundi i Dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, si dhe kohëzgjatjen e fushatës për këtë raund. Periudha e fushatës për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve për kryetar komune fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 29 nëntor 2013”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë këtë vit janë mbajtur me 3 nëntor, ndërsa për dallim nga ato të kaluarat, sivjet nuk ka pasur ankesa dhe parregullsi të shumta.

Komunat në balotazh

Komunat kryesore që kanë shkuar në balotazh në raundin e dytë: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Peja, Ferizaj, Rahoveci, Vushtrria, Juniku, Lipjani, Vitia, Klina, Malisheva, Obiliqi, Dragashi, Kamenica, Shtërpca, Suhareka, Graçanica, Parteshi, Ranillugu, Kllokoti, Novobërda dhe Mitrovica e Veriut.

Më Shumë

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit